Sport

Xhemaili shumë atraktiv për media

Interesi i mediave zvicerane për futbollistin shqiptar Blerim Xhemaili, i cili në ndeshjen miqësore kundër Maltës ka luajtur nga minuta 41’, para ndeshjes ka qenë tepër i madh.

E përditshmja zvicerane “20 Minuten” ka reaguar ashpër kundër Televizionit shtetëror zviceran SRG, i cili gjatë intervistimit të Blerimit, kishte angazhuar pesë mikrofonë nga kjo shtëpi.

Përpos gazetarit të “20 Minuten”, deklaratën e Xhemailit e kanë përcjellur edhe Televizioni shtetëror zviceran (SF), Radioja zvicerane (SR DRS), Radioja e Zvicrës frankofone (RSR) – dhe dy gazetarë të Radios së Zvicrës italofone (RSI).

Pas këtyre akuzave, shtëpitë e lartpërmendura kanë dalur me argumnetim se kjo është bërë për shkak të teknikës së ndryshme të emetimit të deklaratës së shqiptarit. Përndryshe, futbollistët zviceranë kanë dëshpëruar tifozët e tyre, duke barazuar me Maltën, ndërsa pengesa e tyre më e madhe mbetet joefikasiteti gjatë gjuajtjeve të penaltive.

Gjatë ndeshjes, ata patën rastin dy herë të shënojnë nga penalltia, por pa sukses. Në Kampionatin e parafundit Botëror, në ndeshjen kundër Ukrainës, ata nuk kishin realizuar asnjë penallti, kështu që në opinion ishte përhapur anegdota se zviceranët nuk mund të jenë pasardhës të Ëilhelm Telit, i cili sipas mitologjisë njohet si shenjtari më i mirë dhe i cili çdoherë kishte qëlluar me shigjetë mollën mbi kokë.