Sport
Xhemaili thotë se nuk është xheloz në gruan e tij
Blerim Xhemaili ka thënë se nuk është xheloz që gruaja e tij pozon me bikini dhe ka njoftuar se kanë lëshuar në treg linjën e tyre të veshjeve të brendshme
Blerim Xhemaili është futbollist shumë i njohur. Ai luan në Bologna dhe për Përfaqësuesen e Zvicrës, por kohët e fundit vëmendjen e mediave e ka fituar Erjona me bukurinë e saj.
Xhemaili në një intervistë të gjatë për ‘Blick’ thotë se nuk është xheloz aspak, derisa po mendojnë për markën e tyre të veshjeve të brendshme, përcjell albinfo.ch.
Erjona ishte zgjedhur nga “GQ Italia”, si tifozja më e bukur në Kampionatin Botëror. “Jam krenar. Pse duhet të jem xheloz”, thotë në fillim Blerimi. Gruaja e tij ka 160 mijë ndjekës në ‘Instagram’, por as kjo nuk e shqetëson atë. “Ajo ka dyfish më shumë se unë. Megjithatë, nuk kam xheloz edhe pse flasim shumë me kolegë. Jam një person i hapur. Unë i besoj gruas time. Jam i sigurt se mund të menaxhojë situatën kur ajo publikon foto në bikini në internet. Para një viti ajo më ka pyetur nëse do të qesim markën tonë të veshjeve, por në fillim isha skeptik. Ne kemi sjellë linjën e veshjeve të brendshme në treg. Dhe nëse dëshironi t’iu prezantoni njerëzve, atëherë sigurisht se do të duhet të pozoni edhe në bikini”, ka shtuar futbollisti me përvojë.
Edhe në veshjet e brendshme gruaja e tij do të ketë rol kyç. “Ajo sjell bikinit që i dizajnuar vetë. Ajo e ka marr përsipër të gjithë punën dhe roli im është modest. Ajo me të vërtetë është munduar shumë. Nuk është esenca te paratë, por te puna”, ka theksuar tutje Xhemaili, përcjell albinfo.ch.
Ai më tej ka treguar edhe si janë njohur kur ajo është zgjedhur Miss Shqipëria 2013 ndërsa tashmë kanë edhe një djalë, Luanin, për të cilin të dytë përkujdesen shumë.
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan Artisit shqiptar, Petrit Halilaj, është tani një artist konceptual, skulpturat, vizatimet, instalimet dhe performancat joshëse dhe...
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor Fushata për një ligj që kufizon koston e sigurimit shëndetësor në 10 për qind të të...
-
Barnat e blera jashtë vendit mund të rimbursohen në Zvicër
-
Anulime të shumta të fluturimeve mes Zvicrës dhe këtij rajoni
-
Coca cola e re në Zvicër po konsiderohet mashtrim
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit