Sport
Xhemajli përplaset me trajnerin Hizfeld
Janë acaruar raportet ndërmjet futbollistit shqiptar Blerim Xhemajli dhe seleksionuesit të përfaqësueses së Zvicrës në futboll, Ottmar Hizfeld
Përplasjet kanë nisur pas një interviste të Blerim Xhemajlit dhënë gazetës „Neu Luzerner Zeitung“, ku ai ishte cituar të ketë thënë se është më i mirë se dy futbollistët tjerë të përfqësueses së Zvicres, Inler dhe Schwegler.
Ndaj këtij deklarimi kishte reaguar ashpër seleksionuesi i përfaqësueses së Zvicrës në futboll, Ottmar Hizfeld.
Ky i fundit kishte marrë kritika nga Xhemajli se nuk po e vlerëson lojën e tij. “Unë mendoj se Hitzfeld nuk e njeh mirë lojën time. Më duket e çuditshme se ai kurrë nuk vjen në lojën time. “, kishte deklaruar Xhemajli.
Megjithatë Mesfushori shqiptar kishte thënë në Malta se ishte keqinterpretuar.
Mirëpo për Hitzfeld, nëse Xhemajli thotë të mos ketë bërë një deklaratë të tillë është përgjegjësi e tij që ta korigjoj intervisten, nëse jo herën tjetër mund të fluturojë nga ekipi i Zvicres.
Kështu ka qenë ultimatumi i Hizfeldit për futbollistin Xhemajli.
Në të vërtet Xhemajli asnjëherë nuk arriti të luaj për përfaqësuesen e Zvicrës. Dhjetë ndeshjet, në të cilat ka luajtur Xhemajli në karrierën e tij për përfaqësuesen e Zvicres, vetëm një ishte lojë serioze.
Për herë të fundit më 1 prill të vitit 2009, Xhemajli erdhi si zëvendësues në minutën e 71, në garat kualifikuese për Kupën e Botës në Moldavi.
Edhe në takimin me Malten ai do të jetë në banken rezervë. Hitzfeld vazhdon të mbështetesë dyshen Schwegler dhe Inler.Xhemajli luan për ekipin Parma, ku ishte huazuar nga Torino. Ai si futbollist është “rritur” te klubi zviceran Zuerich. Futbollisti shqiptar viteve të fundit është përballur me lëndime të shpeshta
E-Diaspora
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024” Gjermani: Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, së bashku me kryeministrin e Republikës së...
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve Të mërkurën në mëngjes pati një ndërprerje në trafikun hekurudhor midis Cyrih-Hardbrücke dhe Cyrih-Oerlikon....
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat
-
Tonelata naftë derdhen në liqenin e Zug-ut