Sport

Xherdan Shaqiri ka shënuar dy gola për Baselin

Kampioni i Zvicrës, FC Baseli sërish ka fituar edhe si mysafir kundër Zuerichut me rezultat 5:1

Shaqiri  shënoi dy golat e parë për Baselin.

Njërin e realizoi në minutën e dhjetë nga penalltia dhe tjetrin në minutën e 19-të.

Shaqiri është zëvendësuar në minutën e 73-të. Por nuk ka shpëtuar pa ndëshkim. Gjatë pjesëlojës së dytë ështe ndëshkuar me karton të verdhë.

Gjatë tërë ndeshjes ka lujatur edhe Granit Xhaka, i cili asistoi në golin e tretë të shënuar nga Valentin Stocker (72′).

Me këtë fitore Baseli forcon pozitën e parë në tabelë me 71 pikë të mbledhura. Te Zuerichu mungoi i lënduari Adrian Nikçi.

Ndeshja është zhvilluar të dielën dhe i ka takuar javës së 31-të të Superligës zvicerane.

Kampioni FC Basel shënon fitoren e 25-të.  Dueli Basel-Zuerich nuk kishte elektrizuar vetëm në fushë, por edhe mes dy grupeve tifozëve dhe policisë jashtë stadiumit.

Kjo për shkakun se disa nga tifozët e Baselit kanë refuzuar t’i përmbahen rregullave të policisë.  Kjo bëri që shumica prej tyre të mos vijnë në stadium në fillim të lojës.

Edhe tifozët FC Zuerichut u larguan nga stadiumi duke shprehur solidaritetin me tifozët kundërshtar.