Sport

Xherdan Shaqiri në Liverpool

Mesfushori i kombëtares zvicerane, Xherdan Shaqiri tani e tutje do luaj për Liverpool.

Klubi anglez Liverpool ka prezantuar pak më parë, blerjen e mesfushorit të kombëtares Zvicerane Xherdan Shaqiri nga Stock City. Shaqiri kishte klauzolen e lirimit rreth 13.7 milion funte pasi klubi i tij ra nga Liga Premierë. Shaqiri do të bartë numrin 23 në fanelë. 

Lojtari shqiptar i cili përfaqësoi edhe Zvicrën në Botërorin 2018 ka folur për faqen zyrtare të Liverpolit.

“Si një lojtar ju gjithmonë doni të jeni në fazën më të madhe të futbollit. Disa vjet më parë kam kërkuar të vijë shumë, por kjo nuk ndodhi. Jam shumë i lumtur që tani jam këtu. Unë dua të përmirësoj edhe veten time, dua të jem me më të mirët dhe dua të fitoj tituj. Për këtë jam këtu. “, ka thënë ai.