Sport

“Xherdan Shaqiri do të bëhet lojtar i madh”

“Ai është një lojtar ndryshe, por çfarë lojtari. Ai ishte fantastik dhe do të bëhet një lojtar i madh për ne, sidomos në fazën e sulmit, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Prekja e tij për golin e dytë ishte e jashtëzakonshme dhe ishte shumë i pafat që nuk shënoi”, deklaroi Paul Lambert

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit për Stoken kundër Huddersfiled, por edhe në këtë kampionat për skuadrën angleze, shkruan albinfo.ch.

Shaqiri ka katër gola e gjashtë asistime, derisa vazhdon të impresionojnë me aftësitë e tij.

Trajneri aktual i Stokes, Paul Lambert, ka lavdëruar yllin shqiptar. “Ai është një lojtar ndryshe, por çfarë lojtari. Ai ishte fantastik dhe do të bëhet një lojtar i madh për ne, sidomos në fazën e sulmit, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Prekja e tij për golin e dytë ishte e jashtëzakonshme dhe ishte shumë i pafat që nuk shënoi”, deklaroi ai, pas fitores 2:0, shkruajnë mediat angleze.

Edhe Shaqiri dëshironte të shënonte. “Është dashur të shënoja dhe doja të shënoja. Është dashur t’i shfrytëzoja rastet. Fatmirësisht, shpresoj se do të shënoj në ndeshjet e ardhshme. Duhet një punë e madhe”, deklaroi mesfushori i Përfaqësueses së Zvicrës.