Sport
Xhoxhaj pret përkrahje nga diaspora për meçin e radhës
Meçi do të mbahet në “Grand Casino Basel” të Zvicrës, andaj ai pret përkrahje të madhe nga shqiptarët në diasporë
Boksieri shqiptar, Labinot Xhoxhaj do të ketë ndeshjen e radhës më 9 dhjetor kundër David Ribakoni. Meçi do të mbahet në “Grand Casino Basel” të Zvicrës, andaj ai pret përkrahje të madhe nga shqiptarët në diasporë, shkruan albinfo.ch.
Xhoxhaj është 24-vjeçar dhe ka mbi 100 ndeshje si amator, kurse pesë si profesionist, nga pesë meçe, katër i ka fituar me nokaut.
Ai ka qenë edhe kampion i Sllovenisë, duke lënë gjurmë në këtë shtet.
Më pas ai ka ardhur në Zvicër, dhe duke dëshmuar aftësitë e tij, dhe duke arritur suksese edhe në Zvicër, derisa po vazhdon me suksese edhe në Zvicër.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe