Sport

Xhoxhaj triumfon me nokaut

Boksieri shqiptar, Labinot Xhoxhaj, ka shënuar edhe një fitore të rëndësishme në karrierën e tij, shkruan albinfo.ch.

Xhoxhaj ka shënuar fitore me nokaut ndaj boksierit boshnjak, Ervin Gjiniq në Glatthof – Villa Miami.

Ai nokautoi kundërshtarin e tij në raundin e pestë, duke shënuar fitoren e nëntë në karrierën e tij.

Kështu shqiptari i cili jeton dhe vepron në Zvicër po vazhdon me suksese në karrierën e tij.

https://web.facebook.com/tanirtk/videos/10160507431375038/