Futbolli Shqiptar në Zvicër

Yjet e futbollit që dolën nga skuadrat shqiptare

Legjenda dhe ikona e futbollit shqiptar, Lorik Cana e filloi karrierën në skuadrën shqiptare, Dardania Lausanne

Futbollistët shqiptarë kanë pushtuar Superligën zvicerane, por edhe rangjet më të ulëta. Shqiptarët kanë shumë skuadra në Zvicër, që janë të suksesshme, e prej tyre kanë dalë edhe futbollistë të mëdhenj, si ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, por edhe mesfushori i njohur, Migjen Basha. Ata ishin pjesë e Dardania Lausanne, shkruan albinfo.ch.

Lorik Cana lindi në Prishtinë dhe në moshën 5-vjeçare u largua drejt Zvicrës. Në vitin 1997, ai bashkua me skuadrën lokale të Dardania Lausanne, një skuadër amatore e krijuar nga komuniteti shqiptar i Lozanës, që si trajner kishte babanë e Lorikut, Agim Cana. Ai luajti te Dardania deri në vitin 2000, kur firmosi me klubin francez të Paris Saint-Germain.

Cana ishte i ftuar për një provë nga skuadra angleze Arsenal në moshën 16-vjeçare, por nuk mundi dot të bashkohej sepse nuk iu dha viza britanike.  Te Paris Saint-Germain, ai shpenzoi tre vite karrierë në divizionet e ndryshme franceze. Cana më në fund bëri debutimin e tij me skuadrën e parë në vitin 2003. Karriera e Canës është e ndritur, pasi luajti edhe në Marseille, Galatasaray, Sunderland, Lazio e Nantes. Lorik Cana gjithashtu është legjendë e Kombëtares shqiptare, duke pasur 93 paraqitje, më shumë se çdokush tjetër.

 

Sa herë Migjen Basha ka suksese, skuadra e Dardania Lausanne njofton me kënaqësi. Basha u lind në Lozanë, pastaj familja e tij u kthye në Therandë. Por më pas u ai u rikthye në Zvicër për shkak të luftës në Kosovë. Basha gjithashtu ishte pjesë e ekipit shqiptar, “Dardania”. Mesfushori kreativ karrierën kryesisht e zhvilloi në Itali, duke u paraqitur për Frosinonen, Atalantën e Torinon. Më 2015 u kthye në Luzern, por nuk qëndroi gjatë dhe sërish shkoi në Itali, ndërsa  tani është pjesë e skuadrës së Barit, që garon në Serie B. Migjen Basha ka 25 ndeshje e tre gola me kuqezinjtë, kurse ishte pjesë e të gjitha grupmoshave të Zvicrës.

Në vitin 1997, Lorik Cana u bashkua me skuadrën lokale të Dardania Lausanne, një skuadër amatore e krijuar nga komuna shqiptare e Lozanës, që si trajner kishte babanë e Lorikut, Agim Cana. (B.R.)

 

 

 

 

 

 


 Të tjera nga Futbolli Shqiptar në Zvicër