Lifestyle
“Yjet e së ardhmes”, komedia që bashkon emrat e kinematografisë shqiptare
Filmi i metrazhit të gjatë “Yjet e së ardhmes” ka bërë bashkë figura të shquara të aktrimit në Shqipëri, transmeton albinfo.ch. Komedia romantike muzikore nga regjisori Emond Topi, e cila pritët të shfaqet nëpër kinematë nga 14 dhjetori, ka bërë bashkë emra si Tinka Kurti, Ema Andrea, Gazmend Paja, Margarita Xhepa, Luftar Paja, Elia Zaharia. Po ashtu tashmë është publikuar edhe traileri i filmit.
“Yjet e së ardhmes” flet për një 40-vjeçar, i cili është artist i “pashpërthyer”. Prej vitesh bën muzikë, por nuk është bërë i njohur.
Mendon se kjo mundësi do t’i krijohet nëse, së bashku me formacionin e tij muzikor “Zjarri“, arrin të fitojë konkursin kombëtar “Yjet e së ardhmes”. Por asgjë s‘shkon sipas planit të tij.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe