Bota

Yjet grumbullojnë 14.5 milionë dollarë për të prekurit nga uragani

Ata arritën që për një orë të siguronin shifrën prej 14.5 milionë dollarëve

Dhjetëra yje me famë botërore, kënduan, treguan rrëfime dhe lutën për ndihmë për familjet e viktimave nga uragani në SHBA, të martën në një përpjekje bamirësie përmes televizionit.

Ata arritën që për një orë të siguronin shifrën prej 14.5 milionë dollarëve, përcjell albinfo.ch.

Stevie Wonder, Usher, Blake Shelton, Justin Bieber, George Clooney, Barbra Streisand, Al Pacino, Lupita Nyong’o, Jay Leno dhe dhjetëra yje të tjera ishin pjesë e organizimit.

Qëllimi i bamirësisë ishte ndihma për viktimat e uraganit Harvey në Teksas si dhe atij të fundit Irma në Florida dhe Karaibe.

“Jemi këtu të mbledhim para, të ndihmojmë disa shpirtra”, ka thënë Jamie Foxx. “Kur nga godasin kohë të këqija, kjo është ajo që jemi. Jemi të pandashëm”.

Kjo lëvizje e yjeve ishte e ngjashme me atë që ata bënë në vitin 2011 pas sulmeve terroriste. Atë kohë dhjetëra yje kërkonin donacione dhe mbanin koncerte dhe performanca të ndryshme që t’u dilnin në ndihmë familjeve të viktimave.