Integrimi
Ylfete Fanaj, me 16’274 vota, nuk mbërrin kuotën për Parlament
Ajo ka dalë e katërta në listën e partisë së saj në Luzern. Dy të parët shkojnë në Bernë
Kandidatja tjetër me prejardhje shqiptare nga e cila pritej një rezultat solid, Ylfete Fanaj nga Partia Socialdemokrate, në Lucern për një numër të vogël nuk do të mund të përfaqësohet në Parlamentin e Zvicrës. Partia e saj në kantonin Luzern kësaj here ka fituar një deputet më shumë se herën e kaluar (2 gjithsej) por numri i votave të Ylfetes nuk mjafton për të siguruar biletën për në Bernë.
Ajo, sipas gjendjes përfundimtare ka grumbulluar 16.274 vota dhe është e katërta në listë. Kjo është gjendja pas numërimit të votave të qytetit të Lucernit. Rezultatet e qytetit janë vonuar kështu që me ardhjen e tyre Ylfetes i janë shtuar edhe rreth 6500 vota të reja, përveç 9813 sa i kishte më parë. Ajo e ka konfirmuar për albinfo.ch me këtë rast se ka ndryshuar edhe radhitja në listë. Tash Fanaj është e katërta ndërsa në gjendjene raportuar më parë ajo kishte vendin e pestë.
Pas arritjes së rezultatit përfundimtar, Ylfete Fanaj thotë të jetë e kënaqur. “Edhe pse nuk munda të arrij në parlament, jam e kënaqur me rezultatin. Kam 6300 vota më shumë se në zgjedhjet e kaluara” thotë ajo në bisedë me albinfo.ch.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor