Sport

Ylli i Kosovës mund të përfundojë në Ligën e Pestë në Gjermani

Donis Avdijaj nëse nuk gjen klub të ri, atëherë do të luajë për Schalke B, ose në Ligën e Pestë të Gjermanisë

I cilësuar si një futbollist me të ardhme të ndritur, por paksa problematik.

‘Kicker.de’ shkruan se nëse Avdijaj nuk gjen ndonjë klub të ri në këtë afat kalimtar, atëherë ai do të luajë në ekipin e dytë të Schalke, apo në Ligën e Pestë Gjermane Oberliga, përcjell albinfo.ch.

Trajneri i Schalkes, Domenico Tedesco e ka paralajmëruar se nuk ka vend për të në ekipin e parë.

Pasi afati kalimtar në Gjermani ka përfunduar, atëherë ai mund të shkojë në Turqi, Republikën e Çekisë ose Portugali. Nëse nuk gjen skuadër, atëherë do të luajë në Ligën e Pestë gjermane.