Sport

Ylli i Shqipërisë e kërkon pasaportën bullgare

Armando Sadiku ka kërkuar pasaportën bullgare, që të luajë si komunitar në skuadrën e re, Lugano. Ai ka sqaruar se gjyshërit e tij kanë pasur shtetësi bullgare

Ai është një yll në Shqipëri. Një hero i popullit. Armando Sadiku shënoi golin historik të Shqipërisë në Kampionatin Evropian. “Jeta ime ka ndryshuar, por unë do të mbetem i njëjtë”, kishte thënë Armando Sadiku, shkruan ‘Blick’.

 

Por, siç raportojnë mediat zvicerane, ai është duke kërkuar pasaportën bullgare, përcjell albinfo.ch.

 

“Është e vërtetë. Gjyshërit e mi kanë pasaportë bullgare dhe prej tyre dua edhe unë të kem një të tillë”, ka thënë sulmuesi shqiptar.

 

25-vjeçari humbi dy ditë përgatitje me skuadrën e Luganos, pikërisht për shkak të pasaportës, që mund ta lehtësojë karrierën e tij futbollistike.

 

Lojtarët nga BE-ja vuajnë më pak kufizime sesa lojtarët e tjerë, e për këtë, sulmuesi shqiptar ka kërkuar ndihmë në Sofje, nën evokimin e gjyshërve të tij.

 

Megjithatë, Sadiku ka sqaruar se e ndjen veten 100 % shqiptar dhe mendon vetëm për Kombëtaren shqiptare.