Sport

Ylli i Kosovës po kërkohet në Gjermani

Pasi po shkëlqen në skuadrën angleze, ai ka rënë në sy të shumë skuadrave. Njëra ndër to është edhe ajo gjermane, Werder Bremen, raportojnë mediat angleze

Njëri nga futbollistët më të mirë të Kosovës është Bersant Celina, i cili është i huazuar në Ipswich nga Manchester City, shkruan albinfo.ch.

Pasi po shkëlqen në skuadrën angleze, ai ka rënë në sy të shumë skuadrave. Njëra ndër to është edhe ajo gjermane, Werder Bremen, raportojnë mediat angleze.

Madje, skuadra gjermane po e kërkon që në afatin kalimtar të janarit. 21-vjeçari është duke kaluar në formë shumë të mirë në huazim tek Ipswich Townit, dhe së fundmi shënoi një nga golat e tij më të bukur në karrierë.

Celina, që ka shënuar tetë gola këtë sezon, përveç Bremenit ka tërhequr vëmendjen edhe të Espanyolit në Spanjë e Torinos në Itali.