Sport

Ylli kuqezi po kërkohet nga shumë skuadra evropiane

Njëri nga lojtarët më të dalluar të Kombëtares shqiptare në ndeshjet e fundit ka qenë Eros Grezda, shkruan albinfo.ch.

Por, mesfushori nga Gjakova, ka shkëlqyer edhe për skuadrën e tij kroate, Osijek, dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në një nga ligat e forta evropiane të futbollit.

Sipas mediave ndërkombëtare destinacioni i ardhshëm i tij do të jetë Italia. Nëse vjen një ofertë e mirë edhe skuadra kroate mund ta lirojë atë.

Për shërbimet e yllit kuqezi kanë shprehur interesim Genoa dhe Lazio, derisa në garë për të mund të hyjnë edhe skuadra tjera duke parë formën e tij.

Grezda mund të largohet në afatin kalimtar të janarit nga Kroacia, dhe të ardhmen do ta ketë në një ligë të madhe evropiane.