Lifestyle

YouTube befason Dua Lipën: 1 miliard klikime!

“New Rules” është kënga e saj që e futi Dua Lipën në histori të YouTubet si këngëtarja më e re në moshë që arriti të grumbullojë një miliard klikime.

Ylli kosovar i muzikës, Dua Lipa, është befasuar nga uebfaqja më e madhe botërore për video, YouTube.

“New Rules” është kënga e saj që e futi Dua Lipën në histori të YouTubet si këngëtarja më e re në moshë që arriti të grumbullojë një miliard klikime.

Tani YouTube e ka shfaqur atë në disa billboarde për ta uruar, transmeton Albinfo.ch.

“Befasia më e çmendur!! Rrugës për “BritAwards’… E pash këtë në katër anët!! Faleminderit familja ime e YouTubet, ju dua”, ka shkruar Dua Lipa në Instagram.

Në urimin e YouTubet, shkruhet “1 miliard klikime, po i numërojmë, Urime Dua Lipa!”.

https://www.instagram.com/p/BfYG-qJlsRH/?hl=en&taken-by=dualipa