Autotech

YouTube fshin 50 mijë video të një ekstremisti islamik

Uebfaqja më e madhe në botë për video, YouTube, ka fshirë rreth 50 mijë video në të cilat paraqitej predikuesi radikal islamik amerikano-jemenas, Anwar al-Awlaki, që ishte vrarë në një sulm me dron më 2011.

Awlaki ishte i njohur se përdorte dhunë kinse si detyrim religjioz, edhe pse pas vdekjes së tij, familja e tij kishte mohuar se ishte terrorist.

Videot që kanë mbetur në YouTube janë dokumentare dhe raportime të tjera të medieve, raporton “New York Times”, transmeton Albinfo.ch.

BBC ka mësuar se kjo fshirje është si rezultat i reagimit të shoqërisë.

Awlaki kishte postuar shumë lloje të videove në YouTube. Në disa prej tyre ai thërriste haptas për dhunë, por në të tjerat ai fliste për islamin dhe historinë e tij.