Lajme

Zaev: Do të zbardhen rastet “Monstra”, “Sopoti” e “Kumanova”

Madje lideri socialdemokrat Zoran Zaev tha se për zbardhjen e disa rasteve gjyqësore do të kërkojë edhe hetim ndërkombëtar

Lideri opozitar në Maqedoni, Zoran Zaev tha se një nga prioritetet e Qeverisë së re do të jetë sundimi i të drejtës, pavarësia e gjyqësorit dhe drejtësi të barabartë për të gjithë qytetarët. Ai tha se do të ndërmerren hapa konkret për zbardhjen e plotë të rasteve “Monstra”, “Kumanova”, “Sopoti”, “Neshkovski”, “Mlladenov”…

Madje lideri socialdemokrat tha se në këtë kuadër do të kërkojë edhe hetim ndërkombëtar.

Kreu i LSDM-së tha se Qeveria e re do të themelojë një departament të posaçëm gjyqësor që do të merret me të gjitha lëndët që hetohen nga Prokuroria Speciale.