Maqedonia

Zaev: Nuk do të ketë kampe për refugjatë në Maqedoni

Kryeministri maqedonas flet për kampet me refugjatë në Maqedoni

Në lidhje me kampet e refugjatëve në Maqedoni, ka reaguar edhe kryeministri i këtij vendi.

“Refugjatët nuk e kanë destinacion të fundit Maqedoninë, ata vetëm kalojnë tranzit përgjatë saj dhe as që ka kërkuar dikush dhe Maqedonia nuk planifikon të ndërtojë kampe refugjatësh, ndërkohë që kemi të bëjmë vetëm me një gënjeshtër”.

Kështu, deklaroi kryeministri maqedonas, Zoran Zaev për lajmin që qarkulloi prej ditësh për krijimin e kampeve për refugjatët në vendet e Ballkanit, përcjell albinfo.ch.

“Për fat të keq dikush po e keqpërdor një informacion të tillë”, shtoi ai, shkruajnë mediat shqiptare në Maqedoni.

“Është e vërtetë se Maqedonia bashkë me vendet anëtare të BE-së vazhdon t’i koordinojë aksionet dhe është vendi i parë që pranon refugjatë nga Greqia, por edhe në momentet më kritike siç ishte më 2015 dhe 2016 i gjithë procesi menaxhohej bashkë me vendet e BE-së”, theksoi Zaev.