Maqedonia

Zaev optimist: Kemi një zgjidhje të pranuar nga të dyja palët

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka mbajtur një konferencë për media pas takimit kokë me kokë me kolegun e tij grek Aleksis Cipras, shkruan albinfo.ch.

“Ne kemi biseduar thelbësisht, i kemi shqyrtuar disa opsione, ku njëra prej tyre është e pranueshme për të dyja palët. Nëse është e mundshme do të ketë zgjidhje”, tha Zaev.

“Tani kemi opsion që mundet të jetë e pranueshme për të dyja palët, nëse nga dy vendet pranohet, atëherë do të zyrtarizohet. Pas gjithë asaj që është arritur e kemi konstatuar se ndodhemi përpara saj, kemi konstatuar një zgjidhje që mund të jetë i pranueshëm për të dy palët. Mund të shohim se si ajo institucionalisht mund të zgjidhet. Ngelemi në pjesën për detaje të ardhshme për këtë punë”, tha Zaev.

Zaev në fund shtoi se zgjidhja e kontestit të emrit është mirë të zgjidhet përpara shtatorit.