Maqedonia

Zaev pret referendum të suskseshëm për emrin e Maqedonisë

Kryeministri maqedonas, po pret referendum të suksesshëm sa i përket çështjes së emrit të Maqedonisë.

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, gjatë ditës së sotme ka thënë se të hënën bëhet e ditur data e referendumit për emrin e Maqedonisë.

Mediat maqedonase kanë raportuar se në lidhje me këtë çështje, përcjell Albinfo.ch.

“Pres referendum të suksesshëm dhe vendim të mençur nga shumica e qytetarëve që do ta konfirmojnë rrugën e anëtarësimit tonë në BE dhe NATO. Shumica e qytetarëve njëherë zgjodhën demokraci në vend të regjimit, dhe na e besoi nderin dhe përgjegjësinë që t’i realizojmë ndryshimet pozitive me të cilat dëshmojmë përkushtimin tonë për anëtarësim në NATO dhe BE”, tha Zaev.