Maqedonia

Zaev rreth telefonatës me Cipras: Do të kisha dashur edhe sonte, jo më 9 qershor

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev deklaroi se do dëshironte që të telefononte me kolegun e tij grek Aleksis Cipras rreth kontestit të emrit, prej sonte dhe jo më 9 qershor, por kjo nuk varet tërësisht nga ai.  Zaev tha se së shpejti e njëjta do të ndodh, ndërkaq tha se është e rëndësishme që të diskutohen detajet pasi që duhet të ketë zgjidhje afatgjate.

“Do të kisha dashur edhe sonte, jo më 9 qershor, ditë janë në pyetje, megjithatë nuk mundem të them se kur saktësisht do të ndodh. Ndoshta ne do të telefonojmë drejt Athinës. Shpresoj që shumë shpejtë,” tha ai.