Kosova

Zaev do të irritojë Serbinë: E mbështesim Kosovën në UNESCO

“Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Maqedonisë për anëtarësim në UNESCO. Ne do të ndihmojmë edhe në normalizimin e raporteve me Serbinë pasi edhe atë e kemi shtet fqinj”, ka përfunduar Zaev

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka thënë se Maqedonia do të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, ndërsa ka ritheksuar se Maqedonia do të përkrah anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. “Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Maqedonisë për anëtarësim në UNESCO. Ne do të ndihmojmë edhe në normalizimin e raporteve me Serbinë pasi edhe atë e kemi shtet fqinj”, ka përfunduar Zaev.

Zaev ka folur në Prishtinë për normalizimin e raporteve në Ballkan, ndërsa me lidershipin kosovar janë dakorduar për thellimin e raporteve ndërshtetërore.

Më herët Zaev kishte thënë se mbështetja e Maqedonisë për Kosovën në UNESCO ishte gabim, duke mbështetur më shumë votën e abstenimit. Por, në Prishtinë ai hoqi dilemat duke thënë se Shkupi mbështete Prishtinën në nismat rajonale e ndërkombëtare.  Kjo deklaratë nuk do të pritet mirë në Beograd, i cili kishte kërkuar nga Maqedonia të deklarohet kundër Kosovës në UNESCO.