CH-Ballkani

Zbardhen detajet e ndërhyrjes ruse në Greqi: Tentoi të korruptojë ish spiunë

Ende nuk dihet se çfarë masa do të ndërmarrë Rusia si kundërpërgjigje ndaj dëbimit të diplomatëve, thekson “Katimerini” dhe shton se ajo është njëra ndër krizat më të mëdha diplomatike në periudhën e fundit.

E përditshmja greke “Kathimerini” ka zbardhur detaje nga përzierja e rusëve në politikat e brendshme greke, përcjell albinfo.ch. Reagimi vjen në kohën kur qeveria greke pret reagim e Kremlinit pas largimit të dy diplomatëve rus dhe ndalim për hyrje në vend edhe dy të tjerëve për përzierje në punët e brendshme.

“Diplomacia ruse jo vetëm që është përpjekur të korruptojnë përfaqësues të kishës dhe të autoriteteve lokale në përpjekje për ta varrosur marrëveshjen për emrin mes Athinës dhe Shkupin, por edhe janë përpjekur që të infiltrohen në shërbmin sekret grek dhe në forcat e armatosura në vend,” thuhet në shkrimin e të përditshmes më të madhe greke. “Bile rusët kanë bërë përpjekje që të korruptojnë ish spiunë dhe përfaqësues të armatës.”

Ende nuk dihet se çfarë masa do të ndërmarrë Rusia si kundërpërgjigje ndaj dëbimit të diplomatëve, thekson “Katimerini” dhe shton se ajo është njëra ndër krizat më të mëdha diplomatike në periudhën e fundit.

Rusia kundërshton hapur anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe për të shmangur një veprim të tillë ajo është kundër çfarë do lloj marrëveshje mes Athinës dhe Shkupit, që do i hapte dritën jeshile kësaj të fundit në integrimet euro-atlantike. Megjithatë 80 përqind e shtetasve të Maqedonisë janë për anëtarësim në NATO dhe shumë më tepër në BE.