Bota
Zbatimi i marrëveshjes së migracionit i vështirë sipas Donald Tusk
Çështja e migracionit dhe zbatimi i marrëveshjes së migracionit është i vështirë sipas Këshillit Evropian
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk tha të premten se zbatimi i marrëveshjes së dakorduar nga 28 udhëheqës pas nëntë orësh të negociatave të vështira do të ishte pjesa më e ndërlikuar.
“Sa i përket marrëveshjes sonë për migracionin, është shumë herët të flitet për një sukses”.
“Ne kemi arritur të arrijmë një marrëveshje në Këshillin Evropian, por kjo është në fakt pjesa më e lehtë e detyrës, në krahasim me atë që na pret në terren, kur ne fillojmë ta zbatojmë atë”,tha Tusk në një konferencë shtypi në Bruksel.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje mbi migracionin pas gati 10 orësh bisedimesh në samitin e Brukselit, transmeton Klan Kosova.
Italia – pika hyrëse e mijëra emigrantëve, kryesisht nga Afrika – kishte kërcënuar të vë veton ndaj përfundimeve të të gjithë agjendës së grupit nëse nuk merrte ndihmë për këtë çështje.
Bisedimet vazhduan në orët e hershme të së premtes para se të arrihej një kompromis.
Udhëheqësit thanë se qendrat e reja të emigrantëve mund të krijoheshin në vendet e BE-së në baza “vullnetare”.
Këto qendra do t’i shqyrtonin rastet me emigrantët për të përcaktuar se cilët janë refugjatë të vërtetë dhe të cilët janë “emigrantë të parregullt, të cilët do të kthehen”, thuhet në tekstin e marrëveshjes.
Megjithatë, ishte e paqartë se cilat vende do të dilnin vullnetar për krijimin e qendrave, transmeton Klan Kosova, transmeton Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro Bëhet e ditur se rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që...
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë
-
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
-
Irlandë: Ekspozitë nga artisti shqiptar, Azem Koleci
Jeta në Zvicër
-
Qytetarët e Lihtenshtajnit dhe Zvicrës kanë pagën më të lartë Një studim i GfK-së tregon se qytetarët e Lihtenshtajnit kanë pagën më të lartë në Evropë....
-
Ja si duken fanellat e reja të Zvicrës në Kampionatin Evropian
-
Ndërprerje e transportit publik në Gjenevë
-
Numër rekord i turistëve amerikanë në pistat zvicerane të skive
-
Simpoziumi i mantelbardhëve shqiptarë në Zvicër emocionon profesorët nga Kosova e Shqipëria