Shkurt.ch

Zbulohen varreza të shekullit XVII dhe themele të një kishe mesjetare

Arkeologët kanë zbuluar edhe rrënojat e një ndërtese të mëparshme fetare, e cila sipas burimeve të shkruara, u ndërtua më vonë, rreth vitit 1345

Gërmimet arkeologjike kanë zbuluar në Lucern mbetjet e një kishe pranë një spitali mesjetar. Aty gjithashtu u zbuluan varreza të shekullit të shtatëmbëdhjetë.


Dëshmitë e kohës tregojnë për praninë e kishës në këtë pjesë të qytetit të vjetër të banuar për 800 vjet. Ne e dinim se Spitali i Shpirtit të Shenjtë qëndroi në Franziskanerplatz deri në vitin 1656, data kur institucioni është transferuar në portat e qytetit. Por, në një gdhendje të Grison Martin Martini më 1597, kisha në fjalë shihej pranë ndërtesë së spitalit.


Ky vend i shenjtë u shkatërrua edhe në vitin 1788. Ndërsa arkeologët kanë zbuluar edhe rrënojat e një ndërtese të mëparshme fetare, e cila sipas burimeve të shkruara, u ndërtua më vonë, rreth vitit 1345. Ata kanë gjetur kor drejtkëndor si dhe themelet e një altari.

Sipas të njëjtave të dhëna historike, kisha fqinje e spitalit ka qenë rinovuar nga maja deri në fund, në dy faza, gjatë shekullit të gjashtëmbëdhjetë.

Kafka dhe eshtra…

Arkeologët kanë zbuluar gjithashtu kafka dhe eshtra njerëzish pranë ndërtesave fetare.
Punët e gërmimit në këtë pjesë të qytetit të vjetër janë duke vazhduar.