Bota

Zbulohet diamanti gjigant me vlerë prej 40 milionë dollarë

Një nga diamantet më të mëdha në histori është zbuluar në Afrikën Jugore, derisa ka vlerë rreth 40 milionë dollarë, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Kompania e minierave “Gem Diamonds Ltd” ka gjetur diamantin 910 karatësh, një nga më të mëdhenjtë në histori, përcjell albinfo.ch.

Raportohet se ky është diamanti i pestë më i madh i gjetur ndonjëherë. Diamanti është gjetur në minierën Letseng. Saktësisht ende nuk dihet vlera e tij, por mendohet rreth 40 milionë dollarë.

Më parë kompania ka shitur një diamant prej 357 karatësh për 19.3 milionë dollarë. Një kompani tjetër “Lucara Diamond Corp” kishte shitur një diamant 1109 karatësh për 53 milionë dollarë vitin e kaluar.

Diamanti më i madh i zbuluar ndonjëherë është guri 3106 karatësh.