Sport

Zbulohet kundërshtari i Seferit, kërkon mbështetjen e shqiptarëve

“Një fitore kundër Hubert do më hap shumë rrugë për një ndeshje të madhe gjatë muajve në vijim. Pres mbështetjen e tifozëve shqiptarë që gjithmonë kanë qenë në krahun tim”, ka thënë Seferi

 

Boksieri i njohur shqiptar, Nuri Seferi, i cili do të ndeshet më 1 prill ka zbuluar kundërshtarin e tij. Ai do të jetë Lazlo Hubert, një boksier i njohur i arenës ndërkombëtare, shkruan albinfo.ch.

 

Më 1 prill do të jetë një mbrëmje e boksierëve shqiptarë, ku në ring do të ngjiten Nuri Seferi, Sefer Seferi, si dhe shumë boksierë tjerë shqiptarë.

 

Nuri Seferi ka kërkuar mbështetjen e shqiptarëve për këtë meç shumë të rëndësishëm. “Një fitore kundër Hubert do më hap shumë rrugë për një ndeshje të madhe gjatë muajve në vijim. Pres mbështetjen e tifozëve shqiptarë që gjithmonë kanë qenë në krahun tim”, ka shkruar Seferi në “Facebook”. Meçet do të zhvillohet në Burgdorf të Zvicrës.