Shkurt.ch

Zbulohet një bastore ilegale, arrestohen pronarët dhe dy punëtore pa letra

Janë arrestuar një grua nga Serbia dhe një nga Bosnja. Po ashtu të arrestuar janë edhe një burrë 61 vjeçar dhe një tjetër 39 vjeçar, të dy shtetas të Maqedonisë me banim në regjion

Të enjten që shkoi, me rastin e një kontrollimi që policia bëri në një klub në qytetin Wil të kantonit St. Gallen zbuloi se aty po punonin në mënyrë ilegale dy punëtore dhe se po zhvilloheshin baste ilegale sportive. Janë arrestuar gjithsej 4 persona, shkruan tagblatt.ch.

Policia Kantonale ka konfiskuar me këtë rast një numër laptopësh me të cilët dyshohet të jenë luajtur lojërat ilegale, transmeton albinfo.ch.

Për punë ilegale në këtë klub janë arrestuar një grua 28 vjeçe nga Serbia dhe një 24 vjeçe nga Bosnjë e Hercegovina. Asnjëra prej tyre nuk kishte qëndrim legal në Zvicër.

Janë arrestuar po ashtu edhe një burrë 61 vjeçar dhe një tjetër 39 vjeçar, të dy shtetas të Maqedonisë me banim në regjion, trasnmeton albinfo.ch. Ky i dyti është edhe pronar i lejes së klubit.

Janë konfiskuar aparate të ndryshme elektronike, kompjuterë dhe dokumente.

Ndaj personave të arrestuar pritet të merren masa mbi bazë të të drejtës penale dhe asaj për të huajt.

P.S. Policia dhe institucionet tjera në informacionet e tyre zakonisht japin vetëm përkatësinë shtetërore të personave të kapur. Kështu është edhe në këtë rast. Nisur nga përqindja e madhe që në mesin e shtetasve të Maqedonisë me qëndrim në Zvicër e përbëjnë shqiptarët, është e besueshme mundësia që te shtetasit e arrestuar të Maqedonisë  të jetë fjala për shqiptarë.

(Foto: Kapo St.Gallen)