Maqedonia

Zbulohet një fosil elefanti rreth tetë milion vjet i vjetër

Një fosil rreth tetë milionë vjetësh i një elefanti është zbuluar në afërsi të Disanit të Poshtëm të Negotinës. Sipas shqyrtimeve të para, me siguri bëhet fjalë për mbetje të një kafshe me peshë rreth 10 tonë.

Robert Allagjozovski, ministri i kulturës në Maqedoni, tha se bëhet fjalë për një zbulim të madh paleontologjik, në bashkëpunim me shkencëtarët e Muzeut Natyror të Maqedonisë dhe bashkëpunëtorët e tyre nga Bullgaria.

“Maqedonia ka disa zbulime të rralla të jashtëzakonshme dhe kjo është një nga zbulimet më spektakolare”, tha Allagjozovski. Ai shtoi se Ministria e Kulturës do ta mbështesë punën e këtij ekipi të vlefshëm hulumtuesish