Lajme
Zbulohet shtatorja e William Walker në Reçak
“Nuk mund të gjej fjalë, për t;ju falënderuar të gjithëve juve, për të falënderuar Reçakun. Unë e di që në shtatore jam unë, por nuk jam thjesht unë, por është simboli i asaj që ka ndodhur në Reçak dhe simboli i asaj që Reçaku ka dhënë”, deklaroi Walker
Më 15 janar (sot) janë bërë 18 vjet nga masakra në Reçak, ku forcat serbe kishin masakruar 45 civilë shqiptarë, shkruan albinfo.ch.
Një ditë para përvjetorit të masakrës në këtë fshat është zbuluar shtatorja e ish-ambasadorit William Walker. Ky i fundit falënderoi fshatarët dhe familjet e Reçakut, pjesë e të cilave tha se është bërë edhe ai.
Ish-ambasadori Walker falënderoi të gjithë ata që qëndruan në shi e borë për ta nderuar atë, në ditën më rëndësishme të tij.
“Nuk mund të gjej fjalë, për t;ju falënderuar të gjithëve juve, për të falënderuar Reçakun. Unë e di që në shtatore jam unë, por nuk jam thjesht unë, por është simboli i asaj që ka ndodhur në Reçak dhe simboli i asaj që Reçaku ka dhënë”, theksoi Walker.
Ngjarja e njohur si masakra e Reçakut, njihet si një nga ngjarjet që ka shënuar kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën, duke u paraprirë proceseve që çuan deri te fushata e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur Qyteti i Gjenevës ka zbuluar se llogaritë e tij do të tregojnë një tepricë prej 200...
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë