Kalendari

Zbuloni “Javën e skizofrenisë”: sëmundja dhe sfidat

Për fushatën 2018, komiteti organizues zgjodhi temën e integrimit të njerëzve të prekur nga skizofrenia në shoqëri në përgjithësi

“Ditët e skizofrenisë”  synojnë të bëjnë të njohur dhe të dedramatizojnë  për publikun e gjerë dhe mediat këtë sëmundje ende viktimë e shumë keqkuptimeve.

Pavarësisht nëse jeni i përfshirë në botën e psikiatrisë, ne kemi nevojë për ju, pohojnë organizatorët e këtij evenimenti.

Për të shënuar edicionin e tyre të 15-të, “Ditët e skizofrenisë”  kanë rritur punën e tyre. Ngjarjet organizohen në Zvicër dhe Francë. Transmetuar në tri gjuhë, mesazhet kanë për qëllim të thyejnë tabu dhe të destigmatizojnë  këtë sëmundje pranë të rinjve, publikut më të gjerë dhe mediave.

Për fushatën 2018, komiteti organizues zgjodhi temën e integrimit të njerëzve të prekur nga skizofrenia në shoqëri në përgjithësi.

Me moton “Ne të gjithë kemi një anë të çuditshme”, ne do të dëshironim që të gjithë të mendojnë për momentet kur në jetën e tyre  ata kanë njohur  “momente çmendurie”, pa u margjinalizuar domosdoshmërisht.

Ky slogan nuk ka për qëllim të banalizojë veçoritë e  kësaj sëmundjeje, por të tregojë se çdo aktivitet kolektiv bashkon njerëz që kanë pika të ngjashme, por gjithashtu edhe dallime.

Disa njerëz janë më shumë të çrregulluar se sa të tjerët. Nuk duhet të lejojmë vetën që të jemi të destabilizuar. Ata mund të vuajnë nga skizofrenia, por si të tjerët, kanë miq, bëjnë muzikë, luajnë sport, punojnë, votojnë, e kështu me radhë.

Për më shumë info: https://schizinfo.com/