Bota

Zgjedhjet mbahen në shtator, Merkel ia mësyn mandatit të katërt

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani, në të cilat kancelarja Angela Merkel shpreson të fitojë një mandat të katërt, do të mbahen më 24 shtator, njoftojnë mediat në Berlin, përcjell albinfo.ch.

Data e propozuar nga ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere, është pranuar nga kabineti, ndërsa pritet miratimi nga presidenti Joachim Gauck.

Angela Merkel ka konfirmuar se do të kandidojë edhe mandatin e katërt si Kancelare e Gjermanisë.

Nëse Merkel fiton në zgjedhjet e ardhshme dhe shërben për një mandat të plotë katërvjeçar, ajo do të jetë kancelarja e dytë pas Helmut Kohl, i cili qëndroi në post për një periudhë rekorde prej 16 vjetësh.

Merkel është Kancelare e Gjermanisë që nga 2005. Ajo ka udhëhequr ekonominë më të madhe të Eurozonës gjatë krizës së borxheve, duke fituar respekt të gjerë ndërkombëtar.

Por, ajo është përballur edhe me sfida të vështira, sidomos për politikat ndaj krizës së refugjatëve.