Kosova
Zhbllokohet ngërçi politik: Pacolli i bashkohet PAN-it
Me këtë marrëveshje, Pacolli zgjidhë ngërçin politik, ndërsa këtë javë pritet të formohet qeveria e re me kryeministër Ramush Haradinajn
Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli i është bashkuar koalicionit PAN (PDK, AAK, NISMA), duke nënshkruar marrëveshje me liderët e këtij koalicioni, kreun e PDK-së, Kadri Veseli, atë të AKR-së, Ramush Haradinaj dhe të Nismës, Fatmir Limaj. Me këtë marrëveshje, Pacolli zgjidhë ngërçin politik, ndërsa këtë javë pritet të formohet qeveria e re me kryeministër Ramush Haradinajn.
Marrëveshja është nënshkruar në rezidencën e Pacollit në Hajvali, ku para zgjedhjeve të 11 qershorit Pacolli kishte nënshkruar koalicionin parazgjedhor me LDK-në.
Më rastin e nënshkrimit të marrëveshjet, Pacolli tha se qytetari dhe shtetndërtimi i Kosovës ka qenë interesi i cili ka bërë që AKR të nënshkruajë sot me PAN-in marrëveshjen për të qeverisur me vendin. “Me këtë koalicion do t’i shtyjmë proceset përpara. Jam i bindur se do të kemi harmoni me kryeministrin Haradinaj”, është shprehur Pacolli pas nënshkrimit të marrëveshjes. Sipas tij, ky koalicion dëshmon fuqinë për të sfiduar problemet që ka përpara Kosova.
E-Diaspora
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024” Gjermani: Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, së bashku me kryeministrin e Republikës së...
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë