CH-Ballkani
Zhduket gazetari serb që po hetonte vrasjen e Oliver Ivanoviqit
Mbrëmë në Bella Cerkvë të Serbisë, është zhdukur gazetari Stefan Cvetkoviq, ndërkaq bëhet e ditur se vetura e tij është gjetur.
“Stacioni i policisë në Bela Crkva është njoftuar sonte se në Rrugën e Beogradit në Bela Cërkvë ka gjetur një automjet të parkuar të markës “polo” në të cilin dera e shoferit ishte e hapur” njofton Ministria e Brendshme e Serbisë.
Gazetari Cvektoviq gjatë majit kishte mbajtur një konferencë shtypi në të cilën kishte thënë se ai ishte mbajtur gjashtë orë në pikën kufitare në Jarinë dhe se pas kësaj nga Policia e Kosovës kishte marrë dokumentin me të cilin konfirmohej se ai ishte me urdhër të prokurorit special që udhëheq hetimet për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviqit, përcjell albinfo.ch.
Cvetkoviq asokohe kishte thënë se në Kosovë kishte shkuar me punë gazetarie sepse, siç kishte deklaruar ai po punonte në hulumtimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Ai në muajin shkurt në Beograd kishte mbajtur një konferencë për shtyp ku kishte shfaqur fotografitë e njerëzve të cilët siç thoshte ai dyshohet se ishin të përfshirë në vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare Serbe SDP, transmeton “Klan Kosova”.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?