Gruaja

Zhduket pa gjurmë Sanije Aliti, 48 vjeçe

Policia e Kantonit Zug ka bërë një shpallje kërkimi për një grua shqiptare nga ky regjion, e cila rezulton e humbur nga dita e djeshme (29 maji).

Sanije Aliti është  parë së fundi të hënën , më 29 maj rreth orës 9.15 në Klinik Zugersee në Oberwil të kantonit Zug, thuhet në një njoftim të policisë, transmeton albinfo.ch. Përmes këtij njoftimi kërkohet ndihma e qytetarëve për të gjetur gruan e humbur.

Ajo është 48 vjeçe, e gjatë rreth 1.60 cm, ka flokë të zeza, të gjata, sy ngjyrë kafe dhe flet shqip.

Kishte të veshur një bluzë me ngjyrë të errët, një xhaketë (blazer) të zi, të shkurtë dhe atlete të zeza.

Të gjithë ata që kanë informata lidhur me vendqëndrimin e saj, janë të lutur nga Policia e Zug-ut që të njoftojnë atë ose cilindo stacion tjetër të policisë. Tel: 041 728 41 41

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/zhduket-pa-gjurme-sanije-aliti-48-vjece/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.