Shkurt.ch

Zjarr i madh në Balsthal, Solothurn

Një zjarr i madh ka shpërthyer në natën e ndërrimit të viteve në një fabrikë druri në Balsthal, në Kantonin Solothurn. Kur kishin arritur zjarrfikësit, godina tashmë ishte e kapluar tërësisht nga zjarri. Sipas asaj që dihet deri tash, nuk ka pësuar askush ndërsa dëmet e shkaktuara janë me shifra disamilionëshe.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë masive dhe ka zgjatur pothuaj gjithë natën.

Alarmi për zjarrin ka ardhr në Policnë e Kantonit Solothurn rreth orës 22.55.

Zjarrfikësit ia kanë dalë që të shpëtojnë nga zjarri ndërtesën e banimit që është në afërsi të drejtpërdrejtë me ndërtesën e djegur, dhe njerëzit që ndodheshin në atë ndërtesë janë evakuuar.

Policia ende nuk ka mundur të japë të dhëna mbi shkakun e zjarrit.