Bota

Zjarr i madh në parkun gjerman

Një zjarr i madh ka përfshirë një pjesë të parkut Europa Park në qytetin jugeperëndimor gjerman, Rust, përcjell albinfo.ch.

Mijëra njerëz janë evakuuar, pasi zjarri i madh u shpërnda shumë shpejt, raportojnë mediat vendore.

Mësohet se asnjë vizitor nuk është lënduar, por shtatë zjarrfikës kanë marrë lëndime, derisa po mundoheshin që shuajnë zjarrin, që ishte mjaft i madh.

Zjarri nisi herët në mbrëmje në një ndërtesë magazinimi dhe më pas u zhvendos për të rrëzuar dhe shkatërruar pajisjet e varkave të “Pirates of Batavia”.

Zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk ka nevojë për panikë.