Bota
Zonja e parë e Francës: Vetëm mosha na dallon me Macron
Zonja e parë e Francës, Brigitte Macron, ka folur për matësen e saj me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe për diferencën e madhe që kanë në moshë, e cila ka tërhequr vëmendjen në mbarë botën, tranmseton albinfo.ch.
“Ka raste në jetën tuaj ku duhet të bëni zgjedhje jetike dhe unë e kam bërë. Ajo që është thënë gjatë këtyre viteve është e parëndësishme,”- ka thënë ajo në një intervistë për Elle France.
Zonja e parë franceze, 64 vjeç, u takua me presidentin rreth dy dekada më parë kur ishte mësuese në shkollën e tij ndërsa u martuan në vitin 2007, një vit pasi ajo u divorcua. Dallimet e mëdha në moshës së çiftit u vu në qendër të vëmendjes gjatë fushatës presidenciale.
“Emmanuel ka vetëm një defekt të vetëm, është më i vogël se unë. Sigurisht ne hamë mëngjes së bashku, unë me rrudhat e mia dhe ai me rininë e tij, por nuk ke çfarë të bësh. Nëse nuk do ta kisha bërë këtë zgjedhje, do të kisha humbur shumë në jetën time. Unë isha shumë e lumtur me fëmijët e mi dhe në të njëjtën kohë kam ndjerë që duhet ta jetoj këtë dashuri, siç thotë dhe poeti Prevert , që të jem e lumtur plotësisht.”, ka thënë ajo duke treguar se kritikat e medies i ka kaluar duke thënë se gjithçka do të kalojë.
E-Diaspora
-
Kroaci: Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura për deputete Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci...
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër