Feja
Zonja e parë gjermane dhe ajo zvicerane vizitojnë xhaminë shqiptare në Bernë
Zonja e parë gjermane (Elke Büdenbender) dhe ajo zvicerane (Muriel Zeender-Berset) kanë vizituar xhaminë shqiptare në Bernë nga imami Mustafë Mehmeti.
Presidenti federal i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, së bashku me gruan e tij, Elke Büdenbender po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Zvicër.
Gjatë qëndrimi zonja e parë gjermane (Elke Büdenbender) dhe ajo zvicerane (Muriel Zeender-Berset) kanë vizituar edhe xhaminë shqiptare në Bernë, shkruan albinfo.ch.
Këtë e ka bërë të ditur imami i kësaj xhamie, Mustafë Mehmeti, duke u shprehur i ngazëllyer për këtë vizitë historike, pasi është e parë.
“Sot ishte një vizitë e jashtëzakonshme për xhaminë tonë në Bernë. Zonja e parë gjermane dhe ajo zvicerane vizituan së bashku xhaminë tonë. U përqendruam në temën “Islami në fokus dhe roli i shtëpisë së religjioneve dhe kulturës në shoqërinë multietniko religjioze”.
Pastaj u bisedua edhe për rolin e xhamisë sonë në afirmimin dhe kultivimin e vlerave bashkohore si për shembull akceptanca, toleranca dhe respekti reciprok.
Interesimi i mysafire ishte se si i kemi raportet mesveti ne klerikët fetar. Ishte një përgjigje praktike me prezencën e përfaqësuesve e të gjitha feve në xhami”, është shprehur Mustafë Mehmeti për albinfo.ch.
Presidenti gjerman Steinmeier po qëndron për një vizitë zyrtare në Zvicër. Ai është pritur nga Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Alain Berset. Më pastaj, Steinmeier është pritur me nderimet ushtarake në sheshin Münsterplatz të Bernës, nga Këshilli Federal (qeveria e vendit) në përbërje të plotë
Temat e bashkëbisedimit të presidentit gjerman me mikpritësit e tij kanë të bëjnë me marrëdhëniet bileaterale, bashkëpunimin e dy vendeve në raportet ndërkombëtare si dhe politika evropaiane.
Të enjten, që është dita e dytë dhe e fundit e vizitës, në fokus do të jetë demokracia dhe zhvillimi i qëndrueshëm, transmeton albinfo.ch.
Kreu i shtetit gjerman dhe homologu i tij zviceran, Berset do të marrin pjesë në një tryezë të rrumbullakët në Universitetin e Freiburgut, e cila i kushtohet sfidave dhe perspektivave të demokracisë në shekullin 21.
E-Diaspora
-
Më 7 prill nis edicioni i tretë i panairit të librit shqip në SHBA Në datën 7 prill 2024, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë do të hapë edicionin e tretë...
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video)
-
Iu gjet drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari në këtë shtet
-
Pesë Asamblistë të Cyrihut kërkojnë nga komuna t`i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhje e mbeturinave
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të
Jeta në Zvicër
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video) ‘Vallja kosovare’ jehon në Zvicër. Bëhet e ditur se para pak ditësh, studentët shqiptarë vallëzuan me...
-
Iniciativat zvicerane synojnë t’i japin fund diskriminimit të çifteve të martuara
-
Ortekët kanë mbytur 14 persona në Zvicër këtë dimër
-
Drejtori i Përgjithshëm i UBS-së, Sergio Ermotti, fitoi 14.4 milionë franga vitin e kaluar
-
Zvicër: Delegacioni i financave kritikon krijimin e sekretariateve të reja shtetërore