Kosova

ZRRE-ja paralajmëron mundësinë e rritjes së energjisë elektrike

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka paralajmëruar rrezikun e rritjes në masë të madhe të çmimit të energjisë, nëse institucionet nuk gjejnë një zgjidhje se si të mbulohen kostot e furnizimit me energji të veriut pas ndërprerjes së pagesës nga pjesa tjetër e vendit.

“Më 30 tetor ka ardhur vendimi i Gjykatës së Apelit. E kemi informuar edhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik me pasojat që mund të kemi me këtë vendim. Ne kemi kundërshtuar këtë vendim në gjykatë. Me ndalë rrymën atje është problem i madh pastaj. Kemi marrë reagime nga KOSST-i dhe KEDS-i.

Ulja e prodhimit në KEK ka sjellë probleme edhe më të mëdha dhe tash KEDS-i është i detyruar të importoj me çmim të dyfishtë dhe po sjellë probleme për këtë sektor. Andaj kërkoj nga Kuvendi dhe Qeveria që të ndërmarrin hapa”, ka thënë anëtari i Bordit të ZRRE-së, Arsim Janova në komisionin Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, përcjell albinfo.ch.