AUTOTECH

Zuckerberg kërkon falje para Parlamentit Evropian

Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, u ka kërkuar falje ligjvënësve të BE-së për rolin e kompanisë në skandalin e Cambridge Analytica dhe për lejimin e përhapjes së lajmeve të rreme në platformën e saj. Zuckerberg kërkoi falje që mjetet e Facebook-ut janë përdorur për të bërë “dëm”.

Por, dëshmia e tij nuk u pëlqeu të gjithë deputetëve në takim, disa prej të cilëve mendonin se ai i kishte shmangur pyetjet e tyre, përcjell albinfo.ch.

Një politikan kryesor në Mbretërinë e Bashkuar më vonë tha se seanca në Parlamentin Evropian ishte një “mundësi e humbur”.

Facebook ka qenë i përfshirë në një skandal, pasi doli që të dhënat personale të 87 milionë shfrytëzuesve të tij u qasën në mënyrë të fshehtë nga një konsulencë politike.