Autotech

Zuckerberg tregon gabimet që ka bërë që prej themelimit të Facebookut

Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, ka festuar 14-vjetorin e krijimit të rrjetit më të madh social në botë.

Në një postim në Facebook, Zuckerberg ka përshkruar problemet që ka pasur në organizim, marrëveshjet e këqija, ka thënë se u ka besuar njerëzve të gabuar dhe ka humbur hapin në disa trende të rëndësishme.

“Përgjatë viteve, kam bërë çdo gabim që mund të imagjinoni”, ka shkruar ai në postimin e tij, transmeton Albinfo.ch.

Megjithatë, Facebooku pavarësisht “gabimeve” ka arritur të bëhet rrjeti social më i madh në planet me më shumë se 2 miliardë përdorues që hyjnë në të së paku një herë në muaj. Në tremujorin e fundit të vitit 2017, kompania pati qarkullim prej 13 miliardë dollarësh.

Muajin e shkuar, Zuckerberg premtoi se do të merret më shumë sivjet me “vetëpërmirësimin e Facebookut”.