Futboll

Zurich aktivizon dhjetë futbollistë shqiptarë në një ndeshje miqësore

Por, në fundjavë ka ndodhur diçka e veçantë ku gjatë një ndeshje miqësore midis Rapersil Jona dhe Zurich tek ekipi kryeqytetas janë aktivizuar dhjetë futbollistë shqiptarë

Në Superligën zvicerane ka shumë futbollistë shqiptarë. Duke filluar nga kategoria e parë deri tek e fundit, janë të shumtë shqiptarët që aktivizohen.

Kombëtarja e Zvicrës që po luan në Botëror, në përbërje të saj ka katër futbollistë shqiptare siç janë Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili.

Por, në fundjavë ka ndodhur diçka e veçantë ku gjatë një ndeshje miqësore midis Rapersil Jona dhe Zurich tek ekipi kryeqytetas janë aktivizuar dhjetë futbollistë shqiptarë, shkruan ‘Panorama Sport’.

Në fillim të ndeshjes në fushë zbritën pesë shqiptarë. Në mbrojte ishin Enit Sadiku dhe Mirlind Kryeziu. Mesfusha përbëhej nga debutuesi Hekuran Kryeziu edhe nga lojtarët e tjerë si Izer Aliu dhe Bledian Krasniqi, përcjell albinfo.ch.

Më pas të gjithë lojtarët u zëvendësuan për t’ia lënë vendin dhjetë futbollistëve të tjerë, ku u futën sërish pesë futbollistë të tjerë shqiptarë.