Sport

Zurichu kërkon futbollistin e Kombëtares shqiptare

Naser Aliji nuk kishte një përvojë të mirë në Kaiserslautern dhe pritet të kthehet në Superligën zvicerane, kurse kishte kaluar në skuadrën gjermane nga Baseli

 

Edicionin e ardhshëm edhe një futbollist shqiptar mund të luajë në Superligën zvicerane, shkruan albinfo.ch.

 

Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë të Kombëtares shqiptare, Naser Aliji, i cili po kërkohet nga Zurichu.

 

Aliji nuk kishte një përvojë të mirë në Kaiserslautern dhe pritet të kthehet në Superligën zvicerane, kurse kishte kaluar në skuadrën gjermane nga Baseli.

 

Në radhët e Zurichut luan Burim Kukeli, por edhe Armando Sadiku, i cili është i huazuar në Lugano, ku po shkëlqen.