Sport

Zurichu mundi Shkëndijën

Kundërshtari realizoi dy herë në pjesën e dytë, ndërsa për Shkëndijën shënoi Ibraimi

Skuadra zvicerane, Zurich ka mundur Shkëndijën e Tetovës me rezultat 2:1, në ndeshjen kontrolluese që është zhvilluar në Antalia të Turqisë, shkruan albinfo.ch.

Kuqezinjtë dominuan në pjesën e parë dhe 15-të minutat e fundit të ndeshjes, kur mes tjerash Junior e Ibraimi goditën shtyllën, njofton faqja zyrtare e skuadrës shqiptare.

Kundërshtari realizoi dy herë në pjesën e dytë, ndërsa për Shkëndijën shënoi Ibraimi.

Kjo ishte ndeshja e parë e Shkëndijës në Antalia dhe te futbollistët evidente është lodhja nga ngarkesa që po marrin në seancat stërvitore, ndërsa kundërshtari zviceran me këtë përballje mbylli përgatitjet në Turqi dhe të gatshëm presin startin e pjesës së dytë të kampionatit.