Maqedonia

Zv.ministri i jashtëm rus “kërcënon” ambasadorin maqedonas në Moskë

Pranimi i Maqedonisë në NATO do ketë konsekuenca negative për sigurinë rajonale, thanë nga ministria e jashtme ruse të martën, shkruan “Tass”, përcjell albinfo.ch.

Deklarata ka ardhur pas takimit të zv.ministrit të jashtëm rus Aleksander Grushko dhe ambasadorit maqedonas në Moskë Goce Karajanov. “Palët ndanë mendimet rreth situatës në Ballkan,” thanë nga diplomacia ruse duke shtuar se “planet për pranimin e Maqedonisë në NATO mund të ketë efekte negative për sigurinë rajonale dhe marrëdhëniet bilaterale.”

Megjithatë, gjatë takimit palët janë pajtuar për të shtuar bashkëpunimet në interes të përbashkët, thuhet në fund të shkrimit të medias ruse.