Sport

“Zverdhen” Shaqiri e Xhaka

Në javën e 21 te super ligës në futboll u aktivizuan 9 futbollistë shqiptarë e dyprej tyre u ndëshkuan me karton të verdhë dhe atë super yjet e futbollit ne Zvicër: Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

FC Young Boys–FC Basel 2 : 2

Në derbin e kësaj jave ku u takuan i dyti dhe i pari në renditje ndeshja përfundoi me ndarjen e pikëve me rezultat të barabartë.Ndeshja u zhvillua ne praninë e mbi njëzet mijë shikuesve. Për kampionin dhe liderin luajtën  futbollistët shqiptarë Shaqiri dhe Xhaka tërë ndeshjen dhe u ndëshkuan me karton të verdhë në minutat 59 dhe 90.

FC Zurich–FC Thun.   1 : 1

Klubi i futbollistëve Muhamed Demiri dhe Milaim Rama, në ndeshjen që e përcollën mbi dhjetë mijë shikues arritën të importojnë një pikë si mysafirë. Për Thunin Demiri luajti nga fillimi e deri ne minutën e 66,kurse Rama nga minuta e 88.Në anën tjeter për vendësit Adrian Nikçi luajti nga fillimi e deri në minutën e 72.

FC Serviette–FC Grasshopper 3 : 1Ndeshjen e përcollën mbi 6 mijë shikues. Derisa për vendës nuk pati futbollistë shqiptarë, për mysafirët u aktivizuan Taulant Xhaka 90 minuta dhe Sehar Fejzullahu nga fillimi e deri në minutën e 85.

FC Lausanne Sport–FC Luzerne 0 : 0

Burim Kukeli dhe Jahmir Hyka me ekipin Luzerne nuk arriten me teper se një barazim si mysafir. Kukeli luajti tërë ndeshjen kurse Hyka nga minuta e 62. Ndeshjen e përcollën mbi 5700 shikues.