E-Diaspora

Zvicër: 100 Vjetori u festua me parakalim veturash

Ndonëse gjithçka ka kaluar në qetësi, për shkak të kolonës së krijuar, policia ka qenë e detyruar të shqiptonte dhjetë gjoba

Rreth 200 veta janë tubuar mbrëmjen e të mërkurës në qytetin St. Gallen për të festuar 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Pasi që ata kishin bërë një kolonë me automobila me flamuj dhe brohoritje, është dashur që sheshi Marktplatz/Bohl të bllokohej përkohësisht për qarkullimin e automjeteve jopublike.

Siç bën të ditur policia e qytetit, gjithçka ka rrjedhur në qetësi. “Festueseit kanë valvitur flamurin e tyre kombëtar dhe kanë kënduar”. Në vazhdim, shqiptarët janë mbledhur në stacionin  kryesor hekurudhor të qytetit dhe tutje janë kthyer sërish në marktplatz.

 

Policia e qytetit e ka përcjellë gjatë gjithë kohës këtë grumbullim. Për shkak të kolonës së krijuar të automjeteve, policia ka qenë e detyruar të shqiptonte dhjetë gjoba të rendit në trafik.

“Pavarësia e Shqipërisë është shpallur më 28 Nëntpr 2012 në Vlorë. Para kësaj vendi ishte për disa shekuj nën pushtimin e Perandorisë Osmane”, shkruan gazeta St.Galler Tagblatt.